Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Berat-Lushnjë.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kucit, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e personave që ndodheshin brenda në automjet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *