Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Koplik-Bajzë të Malësisë së Madhe, në vendin e quajtur ferma “Aliaj”.
Për pasojë janë plagosur rëndë tre persona të cilët ndodhen në spitalin rajonal Shkodër.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në aksident janë përfshirë një mjet i tipit Crysler dhe një mjet tjetër i tipit Land Rover.
Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasoje e manovrimit te gabuar te njërit prej mjeteve.





