E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 71-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk, në bashkinë e Lushnjes, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti bujqësor me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys.

Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili po lëvizte me një zetor me rimorkio drejt tokave të tij bujqësore. Sipas informacioneve paraprake, në një segment rruge me dishezë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Reklamë

71-vjeçari ka qenë i vetëm në mjet në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal.

Reklamë

Trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar drejt morgut të spitalit të Lushnjes, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor.

Burime paraprake bëjnë me dije se rruga ku ndodhi aksidenti është një rrugë bujqësore e shtruar me çakull, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia dhe kushtet e segmentit rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë