Një aksident me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.

 

Policia njofton se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Sovjan. Te kryqëzimi i këtij fshati, shtetasi D.M, duke drejtuar mjetin tip “Golf” me targa AA431 FI, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Taulant Hoxhalli, rreth 27 vjeç, banues në Sovjan. Në momentin e goditjes nga mjeti, 27 vjeçari ka qënë si këmbësor në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.M, është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale. Pilicia tha se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike. Nga të dhënat e para, mësohet se 27 vjeçari Hoxhalli punonte si fatorino në furgonat e linjës Pogradec- Korçë.

 

Ai kishte zbritur nga një mjet për të blerë produkte bujqësore që tregëtohen anash rrugës, kur është goditur nga mjeti tip ‘Golf’ që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *