Vendi
Aksident i rëndë gjatë natës në Dibër, plagosen 7 persona, pesë anëtarë të së njëjtës familje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.
Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, me 6 ambulanca të Spitalit të Peshkopisë.
Reklamë
Sipas të dhënave paraprake, 5 prej të plagosurve janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mes tyre ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet se disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




