E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ahmeti për “Kathimerini”: Greqia udhërrëfyesi i Maqedonisë në BE

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, thotë në një intervistë për gazetën “Kathimerini” se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO.

 

Reklamë

“Zgjidhja e konfliktit për emrin është një prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRFJM”, deklaroi Ahmeti.

 

Sipas agjencise INA Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë