Subscribe

Pas debatit qe shoqëroi miratimin e ligjit te mbetjeve, anëtare te qeverise, kane nisur te kryejnë vizita ne kompanitë e fushës, me qellim informimin se çfarë përmban ky ligj. Ministri i Financave Ahmetaj ishte kete fundjave ne nje fabrike qe punon me kapacitet te kufizuar, per shkak te mungese se lendes se pare.
Sipas drejtuesve te kompanisë, me ligjin e ri, ata do te trefishojnë numrin e punonjësve. Ndërsa ministri e vuri theksin tek fakti qe ligji i ri, nuk do te lejoje import te mbetjeve per depozitim dhe as për djegie, por import vetëm si lende e pare.
“Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka ndryshime thelbësore nga ajo që ne frenuam në 2013. Pra, jo depozitim, jo djegie, por lëndë e parë dhe import i kufizuar për ata që prodhojnë, i lidhur me kapacitetet prodhuese. Kemi lidhur importin me nevojat tuaja. Pra jo çdokush mund të importojë. Konsiderohet lëndë e parë për procesin e riciklimit. Do të importojnë vetëm ata që kanë instalacione apo fabrika si kjo të përputhura me kuotat në bazë të kartës teknologjike, pra në bazë të kapacitetit”.
Sipas ministrit ne ditët ne vazhdim, qeveria do te përcaktoje edhe cilat do te jene pikat doganore qe do te kryejnë importin e mbetjeve, me qellim qe te ofrohet siguria dhe garancia e duhur për këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *