Një adoleshent ka përfunduar në prangat e policisë, pasi lëvizte i armatosur.

 

Sipas bluve të Vlorës, 17-vjeçari u kap nga shërbimet policore në lagjen ‘Pavarësia 2’, duke lëvizur me një pistoletë pa leje. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *