Grupi task -force vijon aksionin ne terren per verifikimin dhe ndëshkimin e abuzuesve te ujit. Rreth 1 mije abonentë familjare dhe biznese ne periferi dhe lagjet brenda qytetit, kane pasur probleme. Grupet e kontrollit kane shkëputur rreth 320 lidhje te paligjshme, ndërsa nuk kane munguar gjobat për familjare, biznese si dhe janë shoqëruar ne polici tre persona. Bashkia e Tiranës deklaron se do te vijoje punën per eliminimin e abuzimeve me ujin dhe ndërprerjen e lidhjeve te paligjshme. Tirana është ne prag te gjendjes se  emergjencës per shkak te krizës se ujit nga temperaturat e larta dhe nga rreziku i zjarreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *