Subscribe

 

Me shumë gjasa varianti Delta është i pranishëm në territorin shqiptar. Këtë e njoftoi ministrja e shëndetësisë Ogerta manastirliu  e cila pohoi se një seri mostrash janë dërguar në laboratorin e  referencës në Berlin për tw marrw konfirmim.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”,

 

Ndërsa beri nje apel për vaksinim, ministrja tha se do të ketë njësi lëvizëse për të siguruar jetën e cdo qytetari.

 

Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar

 

Nga qëndra shëdetësore e Saukut, Manastirliu shtoi se brenda muajit gusht do të sigurohen edhe 500 mijë vaksina të tjera anticovid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *