Jennifer Lopez pak pas ndarjes nga reperi Drake e pamë menjëherë në krahët e Alex Rodriguez me të cilin ende vazhdon shumë e lumtur. Këngëtarja dhe ish lojtari i bejsboll, janë treguar shumë të rezervuar për marrëdhënien e tyre.

 

 

Por kur Ellen DeGeneres fton J.Lo në emision, është e pamundur që ajo të mos e pranojë menjëherë ftesën madje edhe të flas pa dorashka për jetën private. Tani Lopez ka treguar si nisi lidhja e shmëpërfolur me Rodriguez.

 

 

Pasi thotë se Alex është një djalë i mrekullueshëm, Jennifer tregon se ata u ritakuan pas shumë kohësh në një restorant në Los Angeles. Ata biseduan për disa minuta, dhe më pas lënë takim ndonjë ditë tjeter. Në fakt Alex e kishte numrin e Jennifer dhe i dërgoi mesazh disa orë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *