Subscribe

Nga Pranvera Borakaj

2023-shin, Sali Berisha lideri historik i së djathtës do e mbyll në arrest shtëpie! Një mbyllje viti aspak e lavdishme e ish-kryeministri, i cili së bashku me Ilir Metën kishte premtuar revolucion gjatë këtyre 365 ditëve. Edhe pse në formën e mënyrën që asnjë nga të dy nuk do të donte, Ilir Meta e Sali Berisha, janë pjesë e revolucionit që po i ndodh sistemit të drejtësisë dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.

Si do të shkojë e ardhmja e tyre, nëse do provohen apo jo akuzat, shija që po le operacioni i kësaj strukture e sigurt është që s’do ikë gjatë as nga memaria e tyre e aq më pak nga kujtesa politike , duke shërbyer si një këmbanë alarmi për këdo që duket sot gati imun nga pushteti që të jep mungesa e konkurencës dhe zotërimi i shumë pushteteve.

Per popuj si ne, të lidhur kaq fortë me kultin e individit, “rënia” e Sali Berishës, personifikon “rrëzimin” e opozitës.

Opozita e ka të pamundur të bëj rolin e saj në parlament, i ka dyert e mbyllura nga ndërkombëtarët, njerëzit me zor i mblidhen dhe për protesta të vogla, e nëse ky duket si fundi i një force politike, arsyeja madhore është vetëm një, e gjitha kauza opozitare po vërtitet rreth fatit të një individi, qoftë ky dhe kryetari. Në fakt duhet të ndodhte krejt e kundërta. Një lider ndonjëherë mund të bëhet edhe kurban, që kauzat të fitojnë. Por në këtë rast, zërat në mbështetje të tij vetëm shtohen, por për gat e kundërta po ndodh me PD e Berishës.

Mund të shoqërojnë shumë pikëpyetje gjithë këtë aksion ndal lideri të PD. Pse kaq e ashpër SHBA me të? Ku u prishën interësat? Ku shkeli Berisha në dërras të kalbët?  Etj… ama një gjë dihet qartë… Urdhri për arrestimin e Berishës vjen në kohën ku etja popullore është shumë e lartë për të provuar shijen e pandëshkueshmërisë. E shumica e opinionit publik, të stërlodhur nga krizat e tranzicionit, nuk thellohen as në akuza, e aq më tepër në prova, por e kalojnë më një ‘e se dhe ky ska lënë gje pa bërë’.

Cektësia e mendimit buron nga mungesa e arsimimit, zhytja në kotësi e sigurisht varfëria financiare dhe kulturore. Edhe pse në dukje, aq më tepër në këto ditë festash, ne flasim për revolucione, arritje, shkëlqime, në thelb këto janë problemet reale të shoqërisë tonë.. sa për shumë t’i largohemi, e sa më pak të bejme sikur si shikojme aq me keq do vuajmë pasojat. Uroj që në 2024, të kemi nje rizgjim të “trurit shqiptar”, sepse demokracia nuk fuksionin as me një parti, as vetëm me Prokurori, as me kor të porositur gazetarësh e analistësh e aq më pak me qytetarë indiferentë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *