Saturni ka kaluar Jupiterin, duke u kthyer në planetin me më shume satelite.

Ekipi me shkencetare armerikane ka zbuluar 20 hëna të reja rreth këtij planeti, duke e dërguar numrin e tyre në 82, në krahasim me Jupiterin që ka 79 satelitë natyralë të tillë.

Satelitët e rinj janë zbuluar duke përdorur teleskopin Subaru në Havaji.

Secili prej objekteve të zbulura në orbitën rreth Saturnit është në diametër prej rreth 5 kilometrave, dhe 17 prej tyre lëvizin në anën e kundërt të planetit.

“Të studiuarit e këtyre hënave mund të na tregojë origjinën e tyre, si dhe informacion për kushtet në të cilat është formuar Saturni”, ka thënë Scott Sheppard, nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington, i cili ka udhëhequr ekipin hulumtues.

Sheppard ka thënë për BBC-në se deri më tani Jupiteri ka qenë planeti që është njohur për më së shumti satelitë nga vitet 1990./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *