Në Gramsh, intensiteti i flakëve ka rënë, por zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi në disa fshatra. Liqeni i Dushkut rrezikohet nga një vatër e re e ndezur pranë pyllit, ndërsa vatra të tjera janë raportuar edhe në fshatrat e zonës mes Gramshit dhe Skraparit, në pjesën e Tomorricës.
Sipas burimeve, zjarri ka kaluar përtej lumit të Verçës, duke arritur në fshatrat mbi Kodovjat dhe Postovisht. Nga Komisariati i Policisë së Gramshit është konfirmuar se nuk ka një viktimë të dytë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në terren, që prej mbrëmjes së djeshme, janë angazhuar mbi 80 efektivë zjarrfikës nga Elbasani dhe Gramshi, ndërsa në operacion kanë ndihmuar edhe mbi 300 vullnetarë të zonës.
/vizionplus.tv






