Gent Berberi është emëruar drejtues i ri i Policisë së Shkodrës, pas largimit nga posti të Fatmir Lleshit. Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ndërtime të paligjshme në zonën turistike të Thethit.
Berberi gjatë vitit 2024 drejtoi Policinë e Kukësit. Më herët, ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve në Lezhë.
Lexo edhe :
Related Posts
Me lëvizjen e Berberit, drejtimin e Policisë së Kukësit raportohet se e ka marrë Loard Sallaku.
Shkarkimet u bënë të ditura nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë një konference për mediat. Sipas Prodas, shkarkimi i drejtuesve të Policisë së Shkodrës u vendos pas identifikimit të rasteve të ndërtimeve pa leje të toleruara në Theth, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të veriut.
/vizionplus.tv






