Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
Të pranishmit në studio kanë dhënë parashikimet e tyre sa i përket ndarjes së mandateve në Qarkun e Tiranës.
Për gazetarin Flogert Muça, PS ka të sigurt 18 mandate dhe po luan për të 19-in, ndërsa PD merr 13 mandate dhe i vetmi kandidat jashtë listës së mbyllur që do të marrë mandatin është Ilir Meta.
Ndërsa ka theksuar se 6 mandatet e tjera do të ndahen mes partive të vogla. Ndërkohë që për gazetarin Ardit Hoxha dhe avotakin Redi Ramaj, PS merr 17 mandate në Tiranë, PD 15 dhe pjesën tjetër i marrin partitë e vogla.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Flogert sa del Tirana?
Muça: Këto rezultate mund të mos ishin të tilla nëse do kishim një sistem tjetër zgjedhor. Nuk do të ishin të tilla nëse opozita nuk do ishte e fragmentarizuar në 9 apo 10 parti. PS ka mbyllur 18 po punon për 19. Por unë jam për 18. PD 13 mandate, kusuri të vegjlit, i bie 6.
Borakaj: Kush nga të vegjllit?
Muça: Lapaj, Shehaj, Basha dhe Doshi.
Ramaj: Nëse nxjerr Basha, do nxjerrë edhe Arlind Qori.
Borakaj: Kush është i 13-ti që futet?
Muça: Ilir Meta.
Borakaj: Ardit?
Hoxha: Unë mendoj që në këto momente PS është mes 17 dhe 18-ës. Ndërsa PD unë nuk besoj se zbret poshtë 15 mandatesh. Personalisht mendoj 15 mandate, tre nga lista e hapur si më favoritët që unë shoh përveç Ilir Metës shoh favorit Grigels Muçollarin, Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun.
Borakaj: Mua më thonë dhe për figura të tjera lokale që nuk përmenden si Petrit Doda, apo Elton Roshi.
Hoxha: Për bagazhin e votave që PD ka në Tiranë është te 15 mandate në këto zgjedhje. 5 mandate te partitë e vogla kanë mandat të sigurt Mundësia e zotit Shehaj, Lëvizja Bashkë besoj se do marrë një mandat. Lapaj, Basha dhe Doshi e kanë të sigurt një mandat. Mundësia dhe Lapaj e kanë mundësinë dhe për të dytin.
Borakaj: Po te PS kush kalon?
Hoxha: Janë dy ministrat burra dhe një grua që është Denaj, të tre kalojnë bashkë me ndonjë nga senatorët.
Muça: Me të drejtë miqtë përmendën shumë emra. Pra nëse nga 37, 25 punojnë fort u duhen nga 8 mijë vota. Në PS unë di shembuj nga Kavaja në Paskuqan që janë njerëz me ndikim në komunitet.
Borakaj: Redi sa mendon se ndahen?
Ramaj: Unë jam me variantin e Arditit.





