Eksperti i IT, Gent Progni i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj,e cilësoi përplasjen Trump-Zelensky si hakmarrje të presidentit amerikan.
Sipas Prognit përfshirja e Ukrainës në fushatën, fshehja e serverit gjatë humbjes së Trump përballë Biden, ishte një arsye e fortë që Trump të hakmerrej.
Lexo edhe :
Related Posts
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Progni si e pe këtë përplasje?
Progni: E shoh inatin e Trump pak më herët. Serveri i manipulimit të humbjes së Trump përballë Biden u mor nga një kompani ukrainase, dhe u zhduk. Trump i bëri thirrje Zelenskyt që ta sillnin se ishte i domosdoshëm. Më pas ishte laptopi i Hundter Biden, ku ishin disa kompani që ishte Hunter Biden i përfshirë. Ishin gjithë këto inate të Trump, edhe përfshirja e Zelenskyt në fushatë. Të gjitha këto inate trumpi i shprehu haptas, dhe gjeti momentin më të mirë pë të bërë fushatë marketingu.
Borakaj: Si po duket?
Progni: Janë disa të vërteta që duhet t’i themi. Në NATO buxjhetin më të amdh Amerikae fut, e ka kërkuar disa herë Trump vendeve të Europës që të shtojnë buxhetin dhe nuk u bë. Riardhja e Trump tregoi që prapë dop i mëshojë kësaj gjëje.






