Të gjitha bizneset Shqiptare që kanë nevojë për fuqi punëtore, prezantuan ofertat e tyre në panairin e posaçëm të Diasporës Shqiptare në Athinë.
I pranishëm në eventin e organizuar me stenda të bizneseve që operojnë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u prit me entuziazëm dhe flamuj nga emigrantët
Kreu i qeverisë u kujdes që të vizitoj çdo stend dhe t’i pyes personalisht pronarët dhe administratorët e bizneseve për rrogat konkrete që ofrojnë.
Concord Investment ishte pjesë e panairit të punës, ndërsa Melia Durrës, Edil Al dhe Alba Beton paraqitën mundësitë për vende të reja pune, me të cilat është njohur edhe kryeministri Rama.
“Çfarë ofroni, sa e keni rrogën nga minimalja deri të maksimalja?”, pyetën ata
Duke argumentuar se në Shqipëri ka paga më të mira dhe taksa më të ulëta si tregu i punës është konkurues si ai i Greqisë, Rama pati një kërkesë të drejtpërdrejt për punonjësit e ndërtimit.
“Hajde në Shqipëri se do paguhesh më mirë. Këtu i merr leket në dorë, por mbetesh pa pension”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se është koha t’i thuhet stop paragjykimit dhe të ulemi si të barabartë më vendet e BE-së.
“Ne do të bëhemi plotësisht të barabartë. Ju siguroj që me të vërtetë më e mira për shqiptarët është të ecim para. Deri dje e kishin të tjerët fatin tonë në dorë, tani e kemi ne. E kanë kuptuar që e kemi seriozisht dhe me ne ka një kusht që nuk e negociojmë, mund të jenë më të pasur dhe më të zhvilluar, por me ne një gjë nuk negociohet, respekt për respekt.
Japim respekt duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje, aty ku mungon respekti. Na duhet flamuri atje dhe ti vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit si anëtar i BE-së”, deklaroi kryeministri.
Nga Athina, shefi i mazhorancës nuk la pa përmendur mbështetjen ndaj drejtësisë.
“Është një kohë shumë e shkurtër kjo për të gjykuar. Drejtësia në Shqipëri nuk ka asnjë traditë pavarësie dhe tradita do kohën e vet. Ne jemi shumë të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë”, shtoi Rama.
Me moton ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’, për herë të parë jashtë territorit shqiptar është hapur një Panair Pune në Athinë.
/vizionplus.tv





