Nga viti 2022 Shqipëria ofron 1247 shërbime publike on line, nga të cilat 417 janë shërbime për biznesin dhe pjesa tjetër për qytetarët. Qëllimi i ofrimit të shërbimeve on line ka në fokus zbutjen e korrupsionit. Florian Zekja, sipërmarrës, është i mendimit se këto procedura kanë patur efekt pozitiv.
“Kalimi nga kontakti fizik me sportelin në atë on line, për ne konsiderohet pozitiv. Çdo biznes më parë kishte nga një person të punësuar vetëm për të mbaruar punë me zyrat e shtetit, si tatime, dogana apo agjenci të tjera. Por digjitalizmi i këtyre shërbimeve na ka kursyer kohë dhe kosto. Po të shkoje në sportel do rrije në rradhë dhe do jepje dhe ryshfet të përfundoje më herët. Ndaj sa më pak kontakt aq më pak ryshfet”, tha Zekja në Vizion Plus.

Por nëse digjitalizimi ka patur efekt te biznesi i vogël apo i mesëm, nuk mund të themi të njëjtën gjë për biznesin e madh. Të dhënat tregojnë lejet e ndërtimit edhe pse on line janë një gangrenë për ndërtuesit. Edhe pse prokurimet publike kryhen on line, sërish ankesat ndaj këtyre procedurave mbetën shqetësim kryesor për bizneset.
“Unë do t’i jepja notë pozitive aksioneve të SPAK-ut. Ai po thyen mitin e pandëshkueshmërisë. Ky është një lajm pozitiv edhe për ekonominë. Çdo investitor kërkon garanci dhe siguri për aktivitetin e tij ekonomik. Kjo siguri rrit besimin, rrit konkurrencën që çdo padrejtësi që bëhen në zyrat publike mund të gjejë zgjidhje në sistemin e drejtësisë. Korrupsioni është më i përqendruar te biznesi i madh i cili qarkullon më shumë para”, sqaroi Zekja.
Sipas Zekjes ligji i inspektorateve që ka në diskutim qeveria është një nismë ligjore e duhur për të zbutur rastet korruptive.
Sot biznesit i shkojnë për kontroll 34 lloj inspektoratesh. Ndërsa parashikohet që ato të reduktohen në 9 të tilla.
Në shumë raste kontrollet prej tyre përfundojmë me pagesa të ryshfetit për të shmangur masat ndëshkuese./vizionplus.tv





