Komisariati nr. 3 në Tiranë ka arrestuar dy persona, ndërkohë 4 të tjerë janë shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të rrahjes barbare të një 42-vjeçari.
Në pranga kanë rënë Gani Koçeku 24-vjeç dhe Ledio Tusha 31-vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu blutë janë në kërkim të Ronald, Luçiano, Dino dhe Gëzim Koçekut. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e të prangosurve dhe atyre në kërkim agjentët gjetën dhe dy armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku 48-vjeçari, Adriatik Roshi u rrah nga autorët e dyshuar në një berberhane.
Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me konfliktin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate.
Rrahja e Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e kofliktit në Palasë./vizionplus.tv






