Këto janë pamjet e rënda të konfliktit të dhunshëm në një berberhane në Tiranë disa ditë më parë.
Lexo edhe :
Related Posts
Katër persona të maskuar dhe me leva godasin Adriatik Roshin, i cili vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Një ditë më parë komisariati numër 3 në Tiranë arrestoi dy persona, ndërkohë 4 të tjerë u shpallën në kërkim si autorë të rrahjes barbare të 42-vjeçarit.
Në pranga kanë rënë Gani Koçeku 24-vjeç dhe Ledio Tusha 31-vjeç.
Gjithashtu blutë janë në kërkim të Ronald, Luçiano, Dino dhe Gëzim Koçekut.
Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e të prangosurve dhe atyre në kërkim agjentët gjetën dhe dy armë zjarri.
Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me konfliktin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate.
Rrahja e Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e kofliktit në Palasë./vizionplus.tv







