E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kosova

Skandal në aktivitetin e BE, kënga që cilëson Kosovën pjesë të Serbisë vendoset në hapje të forumit të zgjerimit

Interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste, që e cilëson Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë, në një aktivitet të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka shkaktuar reagime të forta në Prishtinë dhe në institucionet evropiane. Kënga u luajt gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos.

E para që reagoi ishte raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili e cilësoi këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.

“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, tha Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Reagim pati edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi ngjarjen thellësisht shqetësuese.

Reklamë

“Është shqetësuese që Forumi i Zgjerimit të BE-së u hap me muzikë të shoqëruar me një këngë nacionaliste serbe që shprehte pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kjo është në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektit për sovranitetin. Ne presim sqarime nga KE-ja”., shprehet Albulena Haxhiu.

Pas kritikave, ka reaguar edhe vetë komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e melodisë, duke ua atribuar përgjegjësinë muzikantëve.

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian. Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”., u shpreh komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërkohë, e pyetur për mungesën e përfaqësuesve të Kosovës në Forum, Marta Kos e kundërshtoi këtë pretendim, duke thënë se në aktivitet ishte ftuar Donika Emini, si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.