Sektori i antidrogës ka goditur një tjetër bazë që shërbente si bazë për shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht ekstazi dhe kanabis.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në zonën e ish-Bllokut në rrugën “Pjetër Bogdani”, një ambient i cili funksiononte si portal lajmesh shërbente dhe si pikë për shitjen e llojeve të ndryshme të drograve .
Lexo edhe :
Related Posts
Portali i lajmeve Publik.Al në pronësi të Naim Nokës funksiononte edhe si bazë për tregtimin e ekstazisë dhe kanabisit.
Në pranga ka rënë 4 të rinj Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario çerra.
Ergis Noka është djali i pronari të portalit Naim Noka i cili shfrytëzonte ambientet e kësaj media jo vetëm për publikimin e lajmeve, por edhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Nga ana tjetër gazetari Naim Noka ka reaguar në rrjetin e tij social duke thënë se djali i tij pavarësisht së shoqërohej me të arrestuarit e tjerë, nuk ishte as përdorues dhe as shitës i lëndës narkotike.
Madje ai shton se këto ambiente prej muajsh nuk përdoreshin më si redaksi për portalin.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente policia ka gjetur edhe disa pajisje për rritjen e kanabisit përmes llambave.
Policia e Tiranës ka dyshime se ky grup kriminal kultivonte kanabis në mënyrë laboratorike në disa ambiente të tjera dhe po hetohet për zbulimin e tyre.
Blutë kanë arritur të sekuestrojnë 300 tableta ekstazi, lëndë që dyshohet se sigurohej nga Kosova dhe Serbia.
Këto substanca, autorët e dyshuar i shisnin në zonën e ish-bllokut.
Ekstazia është një drogë e re që kryesisht konsumohet nga të rinjtë sidomos gjatë jetës së natës./vizionplus.tv






