Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Si të “luftojmë virozat? Gjeci: Qumështi i gomaricës dhe i bletës më të mirët! Cili çaj ul menjëherë temperaturën te fëmijët

11 Nëntor 10:03

Me arritjen e vjeshtës e me afrimin e muajve të ftohtë, ndihemi më të rrezikuar nga ftohja dhe gripi. Edhe nëse jemi të shëndetshëm, është e rëndësishme të marrim masa për të mbrojtur veten dhe të tjerët, veçanërisht ato grupe më të rrezikuara si foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.

Mjeku alternativ Irfan Gjeci, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova dha këshilla të vlefshme se si duhet të veprojmë dhe çfarë duhet të konsumojmë, në mënyrë që të forcojmë imunitetin. Mjeku bën thirrje që qytetarët të konsumojnë sa më shumë çaj.

Gjeci: Trupi përballë gjërave të panjohura ndihet i sulmuar. E mira është që të konsumohen ushqime të shëndetshme, perime, fruta. Nuk duhet të ndajnë çajin. Çaji i malit është shumë i mirë, sherebela është shumë e mirë. Mund të përdoret në mëngjes paradite edhe rozmarina e cila ndihmon në qarkullimin e gjakut, për fëmijët e vegjël do të sugjeroja të merrnin vitaminën C. Ata që janë 1 vjeç 2-3 pika propolis. Për fëmijët e vegjël vjen në ndihmë edhe qumështi i gomaricës. Fëmijët e vegjël mund të përdorin 2-3 filxhanë kafeje në ditë. Të rriturit mund të përdorin edhe sasi më të mëdha sipas problemeve të tyre. Efektet e qumështit të gomaricës ndihen në mënyrë të menjëhershme. Për fëmijët e vegjël është gjëja më e mrekullueshme dhe e mirë. Propolisi nëse fëmija është 1 vjeç duhet marrë 2-3 pika, tre herë në ditë. Çaji i lules së shtogut është më i mrekullueshmi për uljen e temperaturave te fëmijët e vegjël.

Mjeku gjithashtu këshillon që çajrat të përzihen me kanellë, piper të zi apo spec të kuq djegës në mënyrë që efekti të jetë i menjëhershëm.

Gjeci: Duhet të rrisin dozat e vitaminës C. Të shtojnë lëngun e limonit, çajrat. Nëpër çajra të hedhin kanellë, piper të zi, në mënyrë që të rrisin imunitetitn. Mund të përdorin edhe çajin me spec të kuq djegës. Ai ka një veti marramendëse dhe është shumë i fuqishëm. Dy tre lugë kanellë, një lugë çaji piper të zi, xhinxher, karafil dhe mund ta përgatisim vetë në shtëpi me ujë ose me verë të kuqe. Pas zierjes fillojmë të bëjmë një gargar për të pastruar grykët dhe mund të pimë gradualisht duke i shtuar pak mjaltë të mirë sepse do të na pastrojë mushkëritë.  Të përdoren sa më shumë agrumet. Lëvoret mos të hidhen poshtë. Mund të thahen dhe ato do të jenë shumë të mira. Edhe lëvoret e shegës. Do të theksoja të pimë vetëm lëngun te shegët dhe ato kokrrat mos t’i hamë sepse krijojnë kapsllëk dhe bllokim. Lëvoret e shegës janë shumë të mira për parazitët dhe sëmundjen e zorrëve dhe ato mund t’i shtojmë në çajrat tonë. Edhe lëvoret e mandarinave apo portokalleve janë shumë të mira. Në mëngjes gjithsecili të marrë 1 lugë vaj ulliri me një kokër portokalli.

Mjeku gjithashtu tregoi në studio edhe efektet e qumështit të bletës. Gjeci tha se benefitet janë të menjëhershme dhe qumështi i bletës vepron në çdolloj sëmundjeje.

Gjeci: Benefitet e qumështi t të bletës janë të padiskutueshme. Rrisin imunitetin sepse qumështi punon direkt në qelizë. Vepron në çdolloj sëmundje. Çdo person i cili është i lodhur dhe pafuqi, pra ka një lodhje kronike, qumështi i bletës vepron shumë. Edhe për ata që kanë probleme me shtatzëninë. Çifti duhet të marrë paralelisht qumështin e bletës. Gjithçka që është në shtëpinë tonë na vjen në ndihmë. Njerëzit mund të shpenzojnë shumë për shëndetin dhe nuk mund ta fitojnë atë. Mund të shpenzojnë shumë edhe për të arritur një shtatzëni dhe nuk e arrijnë. Qumështi i bletës e arrin./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
irfan gjeci Këshilla virozat

Nga e njëjta kategori

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

më shumë...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

më shumë...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.