Të paktën 8 urdhra arresti janë lëshuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet e dosjes së bujshme të Inceneratorit të Tiranës.
Vizion Plus mëson se Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK duke vendosur masën arrest me burg për Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Ilir Dedja, dhe Renardo Nallbani.
Lexo edhe :
E njëjta masë është lëshuar edhe për 3 shtetas të huaj.
Pas vendimit të gjykatës së posaçme, policia po bën ekzekutimet e urdhrave, ndërsa bëhet e ditur se disa prej personave mund të jenë jashtë shtetit.
Në dhjetor të vitit 2023 u firmosën 15 urdhër-arrestet e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, mes tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dy personat që dyshohet se janë kokat e skemës korruptive të inceneratorëve.
Ndërkohë në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimet për këtë dosje kanë çuar në SPAK edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj I cili ka dhënë shpjegime për disa orë mbi rolin e bashkisë së kryeqytetit në kontratën koncesionare./vizionplus.tv






