Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Beqajt, ish- ministrit të shëndetësisë, iu vunë prangat me urdhër të SPAK.
Nën dyshimet se ka kryer korrupsion gjatë kohës kur ishte drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, arrestimi i tij është firmosur nga gjykata e posacme.
Lexo edhe :
Related Posts
Burimet thanë se bashkë me të, në pranga ra edhe Alfred Nikolli si dhe krahu i tij djathtë, Ermal Kurtulaj, koordinator i një projekti me fondet e BE-së.
Në total SPAK ka lëshuar 5 urdhërarreste.
Dosja hetimore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nxori në dritë një skemë vjedhjeje përmes lëshimit të faturave fiktive për të përfituar miliona lekë. Po ashtu edhe skemat e korrupsionit për kompanitë që merrnin fonde nga Agjencia Strategjike për Menaxhimin e Fondeve.
Një nga rastet e përmendura në dosje është ai me restorantin luksoz GZONA, që “de facto” thotë SPAK kishte për pronar Ermal Kurtulaj, por përfitues fundor rezulton të ketë qenë ish- ministri Ilir Beqaj.
SASPAC drejtohej nga Ilir Beqaj nga viti 2022 deri në fund të nëntorit 2023. Ish ministri i Shëndetësisë po hetohet gjithashtu edhe për dosjen e sterilizimit, per të cilën ai ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. /vizionplus.tv









