Pasditen e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbledhja, e cila do të zhvilohet oinline ka nisur me fjalën e kreut të qeverisë Edi Rama.
Kryeministri Rama tha se më 20 korrik do të mblidhet Kongresi i PS-së, i cili është organi më i lartë vendimmarrës i partisë.
Rama deklaroi gjithashtu se në parti janë shtuar rreth 32 anëtarët të rinj.
Rama: Arsyeja kryesore e kësja mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit të PS më 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienegjizimi kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë të anëtarësisë aktive, Ndërkohë, kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin 1 anëtar 1 votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS.
Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit. Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit. /vizionplus.tv





