Vajza e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Argita Berisha Malltezi ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus përballë gazetarëve Roland Zili dhe Endri Xhafo.
Gjatë diskutimit në studio Malltezi atakoin vazhdimisht SPAK si një institucion të kapur nga Edi Rama, por gazetarët në studio i sollën në vëmendje zonjës Malltezi, se është SHBA ajo që i ka shpallur familjarisht non-grata.
Për gazetarin Roland Zili, lufta e familjes Berisha ndaj SHBA ngjan më shumë me luftën ndaj “mullinjve të erës”, duke shtuar se ndërkombëtarët po kërkojnë të nxjerrin nga politika “xhaketat” e vjetra.
Zili pyeti Malltezin se a ka një alternativë B opozita për zgjedhje, një figurë të re politike për ta prezantuar para shqiptarëve, në një kohë kur duket qartë se ndërkombëtarët janë pozicionuar kundër Berishës, vajza e ish-kryeminsitrit deklaroi se në Shqipëri janë shqiptarët ata që vendosin dhe jo ndërkombëtarët.
Ndërkohë për gazetarin Endri Xhafo, pavarësisht deklaratave të familjes Berisha se nuk ka asnjë provë kundër tyre, ka një perceptim popullor që ata janë të korruptuar.
Pjesë nga biseda:
Zili: A jeni realistë, apo po bëni një betejë me mullinjtë e erës? A e kuptoni që përballë jush është një vullnet amerikan dhe në këto kushte, a duhet të punoni për të prodhuar një elitë të re politike, sepse nesër shqiptarët do të shkojnë të votojnë për të ardhmen e tyre, jo për fatin politik të Sali Berishës?
Borakaj: A po pompojnë ndërkombëtarët figura të reja?
Malltezi: Në radhë të parë në lidhje me dezenjimin dhe rolin e fuqive aleate në ripërzierjen ose ndryshimin e skenës politike. Nëse Sali Berisha e ka thënë për veten e tij, vlen për këdo tjetër: Nëse ata sjellin një provë të vetme largohem nga politike. Këtë e ka thënë në 2021-n, dhe deri tani nuk ka asnjë provë.
Xhafo: Kjo është përgjigja e tij, por ne kemi parë që ka shumë rrugë për të nxjerrë dikë nga politika.
Zili: DASH nuk është detyruar të japë prova.
Malltezi: Çfarë do lloj prove të jetë e vërtetë.
Zili: Ky është vullnet politikk. Kjo është firmosur nga Sekretari Amerikan i Shtetit.
Xhafo: Ka një perceptim publik që familja Berisha është e korruptuar, kjo prej kohësh qarkullon. Ju e dini që politika në radhë të parë është perceptim. Pra ky perceptiom ka preveluar, edhe pse ju thoni nuk ka prova.
Malltezi: Sa i përket perceptimit dhe politikës, ajo është e vërtetë, që politika bazohet shpesh edhe te perceptimi, është detyrë e politikës të ndryshojë perceptimin. Unë nuk mendoj se ky është perceptim prevalues. Çështja “Partizani” bazohet në një kallëzim të rremë. Për sa kohë nuk ka prova, bie perceptimi. Ose ka prova, ose nuk ka prova. Të kthehemi te aspekti politik. Opozita nuk caktohet. Sali Berisha ishte duke ndjekur një rrugë private për dizenjimin non-grata, deri kur Ricker kërkoi nxjerrjen e tij nga grupi parlamanentar, dhe Basha vendosi pa pyetur. Ky është momenti që Berisha u rikthye në politikë. Kush ishte sjellja e njerëzve? Njerëzit duan opozitë të vërtetë dhe vlerësojnë opozitën e vërtetë.





