Lirohen nga qelia gazetari dhe dhe zyrtarja e AMP, që akuzohen se publikonin në portalin shqipneës.info shkrime denigruese për zyrtarë të Policisë së Shtetit.
Gjykata caktoi sot masën detyrim paraqitje për gazetarin Ervis Hasanbega zyrtaren dhe AMP-së Rexhina Omeri nën akuzën e falsifikimit kompjuterik. Po në të njëjtën masë sigurie u la edhe shefi i sektorit në drejtorinë e përgjithshme të këtij institucioni, Kushtrim Selimi, 39 vjeç. Por detyrimi i paraqitjes për të u caktua në mungesë pasi ai vijon ende të jetë në kërkim.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari dhe punonjësja e AMP- së u arrestuan më 30 maj nga sektori i krimit kibernetik, pasi përmes portalit ata vendosnin gjoba dhe denigronin imazhin e zyrtarëve të tjerë të lartë përmes lajmeve të rreme.
Gazetari Ervis Hasanaga deklaroi se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre.
Të tre në bashkëpunim kishin publikuar një numër të madh informacionesh te rreme duke demtuar figurën e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florian Sulejmani etj.
Qëllimi i Selimit, ishte shantazhi ndaj drejtuesve të lartë të policisë dhe agjensise se mbikqyrjes policore në mënyrë që këta të fundit ta emëronin drejtor. Policia sekuestroi aparatet celulare të gazetarit Hasanaga dhe punonjëses së policisë Omeri, e midis tyre janë gjetur biseda për të vendosur gjoba edhe tek individë dhe biznesmenë.
Denoncimi është bërë nga disa drejtues të policisë dhe menjëherë më pas nisi hetimi ku u zbulua se kush ishin administratorët e portalit që përdorej për shantazhe dhe gjobëvënie.
Në Shqipëri fenomeni i gjobëvënies që është përqëndruar më tepër në portale është mjaft i përhapur. Një pasojë e madhe është dëmtimi i imazhit të individëve, bizneseve, e figurave publike në këmbim të parave./vizionplus.tv






