Ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm, është vetëdorëzuar në polici. Siç bën të ditur gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.

Më herët policia ‘goditi’ portalin shqipnews.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *