Dalin pamje të reja nga vrasja e biznesmenit 51-vjeçar, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, mesditën e 19 prillit.
Në videon e fundit, shihet qartë se si ekzekutori portugez Ruben Saraiva lëviz rreth e rrotull lokalit të Nikulajt para se të kryente krimin.
Ai shihet teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet. Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar.
Më vonë ai është rikthyer sërish dhe ka kryer aktin, duke e thirrur fillimisht me emër Nikulajn dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë TT duke qëlluar 7 herë, 5 nga të cilat në trup dhe kokë.





