Dy vëllezër në Lezhë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështje pronësie, konflikt i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Mëngjesin e sotëm ata kanë debatuar në hyrje të qytetit, për kufirin që ndan tokat e tyre. Me pas ata janë zënë me grushte e sende të forta.
Një nga vëllezërit, i lënduar, është dërguar menjëherë në spitalin ku ka marre ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar vëllain tjetër.





