Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit...

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt...

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe...

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, mijëra viktima...

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin vijon sulmet...

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today” në Europë

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër...

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

G7 vendos sanksione të reja kundër Rusisë

27 Qershor 13:18

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ekonomikisht më të zhvilluara në botë G7, do të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Këto burime thonë se sanksionet e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Rusisë. Qëllimi është që Rusisë t’i pamundësohet qasja tek teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën, thuhet në kornizat e samitit.

 

Gjatë ditës do të vendoset edhe për masa të tjera ndëshkuese dhe për sanksione të tjera ndaj Rusisë. Më së shumti debate ka pasur këto dy ditë rreth ndalimit të importit të arit nga Rusia. SHBA e kanë mbështetur këtë propozim, por jo edhe disa vende të tjera. Në grupin G7 bëjnë pjesë SHBA, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia. Ndërsa në samit janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

 

Scholz: Po kërkohet zgjidhje për transportin e grurit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ata po ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të gjetur një zgjidhje për transportin e drithërave ukrainase, të cilat kanë mbetur të bllokuara. “Jemi duke biseduar ditë e natë, për të gjetur një zgjidhje”, tha Scholz. Shumë vende po kërcënohen nga uria ndërsa Rusia po e përdor edhe grurin si armë. G7 po përpiqet të gjejë zgjidhje për të zbutur problemet me urinë në disa vende të rrezikuara, sepse Rusia dhe Ukraina eksportojnë një të tretën e drithërave të nevojshme në treg. Organizata Botërore e Ushqimeve bën të ditur se rreth 50 milionë njerëz të tjerë po kërcënohen drejtpërdrejt nga uria. Në këtë samit janë inkuadruar edhe krerët e disa vendeve të mëdha në botë, si India dhe Indonezia, por edhe Afrika e Jugut, Senegali dhe Argjentina, si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Megjithatë më së shumti vëmendje ka zgjuar inkuadrimi me video në samit i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyj.

 

Tema kryesore – lufta në Ukrainë

Presidenti Zelenskyj ka kërkuar prej vendeve të G7-ës që të zgjerojnë ndihmat dhe t’i dërgojnë vendit të tij armë të tjera, me të cilat do të mundësohej mbrojtja nga sulmet brutale të Rusisë. Në një mesazh përmes videos ai tha se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes kundërajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet e intensifikuara ruse. Njëkohësisht Zelenskyj kërkoi nga shtatë vendet më të zhvilluara ekonomike që të shtojnë presionin dhe sanksionet kundër Rusisë. Po ashtu kërkoi që të ndihmojnë Ukrainën në eksportin e drithërave të bllokuara, sepse kjo i siguron këtij vendi të ardhura të tjera financiare, të domosdoshme për mbrojtjen dhe rindërtimin e vendit.

 

Temat e tjera

Në ditën e dytë të takimit po trajtohen edhe tema të tjera me interes global: Klima, energjia dhe shëndetësia. Në këtë kontekst janë të mirëseardhura edhe kontributet e vendeve të tjera që janë ftuar si pjesëmarrëse mysafire: Indonezia, Afrika e Jugut, India, Senegali dhe Argjentina.

Në samit debatohen edhe partneritetet e qëndrueshme në politikë dhe energji. Kancelari Scholz synon krijimin e një klubi ndërkombëtar për ruajtjen e klimës, i cili do të kishte në thelb vendet e G7. Scholz tha se politika ndërkombëtare e klimës duhet të koordinohet më ngushtë. DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
G7 lufta ne ukraine samiti Sanksione

Nga e njëjta kategori

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE

më shumë...

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

më shumë...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëve europianë, arrestohet në Dhërmi “koka” e call center-ave

më shumë...

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet 7-ditore për Khamenein, miliona njerëz priten në ceremoni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:06

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:31

Ditët me temperatura të larta, ja si...

4:07

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

3:23

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin...

3:03

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane,...

2:47

Njihuni me risinë e Whatsapp që po...

2:10

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u...

2:07

Flakët shkrumbojnë banesën në Krutje të Lushnjes

2:07

Braho: “21 janari” ende nën hetim! Kreu...

1:49

Goditet një tjetër rast mashtrimi përmes call...

1:09

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi...

1:05

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do...

12:49

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem,...

12:41

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burg...

12:06

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin...

11:50

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today”...

11:48

Nis aplikimi për Universitetet, hapi i parë...

11:32

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë...

11:22

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.