Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit...

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt...

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe...

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, mijëra viktima...

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin vijon sulmet...

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today” në Europë

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër...

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

“Ekzekutimet dhe torturat tregojnë fytyrën e luftës”/ G7 dënon mizoritë ruse në Bucha

7 Prill 14:55

Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ka dënuar “rëndë” ato që i ka konsideruar “mizori” të kryera nga Rusia në qytezën Buça dhe rajone tjera të Ukrainës.

 

“Imazhet e vdekjeve, viktimave të torturës dhe ekzekutimet, si dhe raportimet për dhunë seksuale dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, tregojnë fytyrën e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, ka thënë G7 përmes një deklarate të lëshuar më 7 prill.

 

“Masakrat në qytezën Buça dhe qyteza tjera do të shtohen në listën e mizorive dhe në listën e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për të drejta të njeriut, të cilat janë kryer nga agresori në tokën ukrainase”, është thënë në deklaratë.

 

Imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit, janë bërë publike këtë javë.

 

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

 

Moska ka hedhur poshtë këto dyshime.

 

Grupi i G7-ës, që përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë përmes një deklarate se është i gatshëm t’i ndihmojë Ukrainës në mbrojtjen e vetvetes nga pushtimi i paprovokuar rus, “duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihmën financiare”.

 

Mes tjerash në deklaratë është thënë se G7-ta do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë, duke vendosur masa kufizuese për të penguar kapacitetet ruse për të vazhduar agresionin kundër Ukrainës.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bucha G7 Lufta Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE

më shumë...

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

më shumë...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëve europianë, arrestohet në Dhërmi “koka” e call center-ave

më shumë...

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet 7-ditore për Khamenein, miliona njerëz priten në ceremoni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:06

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:31

Ditët me temperatura të larta, ja si...

4:07

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

3:23

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin...

3:03

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane,...

2:47

Njihuni me risinë e Whatsapp që po...

2:10

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u...

2:07

Flakët shkrumbojnë banesën në Krutje të Lushnjes

2:07

Braho: “21 janari” ende nën hetim! Kreu...

1:49

Goditet një tjetër rast mashtrimi përmes call...

1:09

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi...

1:05

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do...

12:49

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem,...

12:41

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burg...

12:06

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin...

11:50

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today”...

11:48

Nis aplikimi për Universitetet, hapi i parë...

11:32

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë...

11:22

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, social...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.