Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Presidenti malazez: Do të mbështesë një kabinet që nuk varet nga nacionalizmi 

7 Shkurt 16:15

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar se Partia Demokratike e Socialistëve të cilën ai e kryeson, do të mbështesë qeverinë e pakicave, pasi koalicioni qeverisës duhet të distancohet nga varësia ndaj nacionalizmit serbomadh.

 

MILLO GJUKANOVIC

PRESIDENT, MALI I ZI

“Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt. Vendi tani është në proces të konsolidimit të pushtetit dhe duhet që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.”

 

Megjithatë, Gjukanoviç thekson qëndrimin për të mos u bërë pjesë e qeverisë së re.

 

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë, por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer tek propozimi ynë fillestar. Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit, u duk sikur fitorja e të preferuarve të tyre në zgjedhjet e 30 gushtit, hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit ‘Bota Serbe’.”

 

Ndërkohë, tre ditë pas rrëzimit me mocion mosbesimi të Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Beçiç.

 

Nismën për shkarkimin e tij e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve, dy parti të socialdemokratëve, Partia Boshnjake dhe nga Koalicioni Shqiptar “Njëzëri”. Për largimin e kryetarit të kuvendit do të duhen të paktën 41 vota.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Kabinet Milo Gjukanoviç Nacionalizmi

Nga e njëjta kategori

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

më shumë...

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

më shumë...

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr pamjet nga aksioni i call center-ave në Tiranë

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.