Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin...

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon...

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

“Pandemia s’e ndali shpopullimin”/ Meta: Më 25 prill, çlirojmë Shqipërinë nga thonjtë e oligarkëve

11 Mars 10:37

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të enjte se shpopullimi nuk u ndal as nga pandemia. Ai ju referua të dhënave nga Zyra Evropiane për Azilin, ku shqiptarët zënë vendin e parë në Evropë për numrin e aplikimeve për azil.

 

“As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë! Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë. Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207. Në këtë përvjetor të eksodit biblik të shqiptarëve, që 30 vite më parë u larguan nga vendi për t’i shpëtuar diktaturës, duhet të jemi më shumë se kurrë të brengosur për këtë shpopullimin dramatik, që qartazi po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.”

 

Ilir Meta tha se kjo situatë duhet të marrë fund në 25 prill, raporton “Vizion Plus”. Sipas tij, kjo është mundësia e vetme për të ndalur shpopullimin e vendit.

 

“Më 25 prill kemi një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë. Me kurajë dhe me besim tek vota e lirë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, të çelim një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes tonë të sigurt europiane, për të nxjerrë nga “intubimi” demokracinë, për t’i dhënë frymëmarrje lirive dhe të drejtave të njeriut. Do ta çlirojmë Shqipërinë nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve!  Rrugë tjetër nuk kemi! Më 25 prill, o kurrë! 🇦🇱”, tha Ilir Meta në “Facebook”.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
25 prill meta pandemia shpopullimi

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

më shumë...

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

më shumë...

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e angazhuar në procesin e reformave për integrimin në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

9:18

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

9:12

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan...

8:47

Nga ai i tërfilit te i shqopës,...

8:04

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin...

7:54

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal...

6:42

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

6:30

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin...

6:10

Trump paralajmëron Iranin: Do t’i sulmojmë shumë...

6:05

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e...

6:05

Teherani sfidon Uashingtonin: Jemi gati për goditje...

5:34

Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill...

5:29

Suedia miraton projektligjin që i jep fund...

5:21

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.