Studentët u mblodhën edhe këtë të mërkurë, në ditën e tretë të tubimeve të tyre kundër mësimit online.
Më të paktë në numër, të rinjtë i bënë thirrje ministrisë së arsimit për te marre në shqyrtim të gjitha kërkesat e tyre.
Zhvillimi i mësimit të kombinuar, mes atij në distancë dhe prezencës në auditore, është kushti kryesor i te rinjve për t’i dhënë fund protestës.
Sigurimi i pajisjeve të nevojshme për mësimin online për ata që nuk e kanë këtë mundësi dhe ofrimi i paketave falas të internetit, janë dy kërkesat e tjera që studentët dorëzuan nje dite me pare në ministrine e arsimit.





