Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Rama për Vizion Plus: Nuk e dimë sa do zgjasë emergjenca, s’kemi nevojë për pajisje mjekësore

27 Mars 18:15

Nuk ka ende asnjë afat se për sa kohë do të qëndrojnë në fuqi masat që kufizojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe makinave personale.

Në intervistën e dhënë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus, kryeministri Edi Rama deklaroi se askush nuk mund t’a parashikojë kohëzgjatjen e ndalim-qarkullimit, i cili nga e Hëna e 30 Marsit do të lejojë vetëm një anëtar të familjes të dali për të blerë produkte ushqimore apo farmaceutike.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kjo është një pyetje përgjigjen e të cilës nuk ka arritur ta gjejë asnjë njeri në planet dhe nuk mund ta kem as unë. Nëse do ta kem, do ta them me shumë kënaqësi. Por fatkeqësisht deri tani askush nuk e ka në asnjë vend të botës. Nuk kemi bërë një kufizim të ri, por thjesht kemi racionuar lëvizjen që do të thotë që kemi ngritur sistemin në bazë të teknologjisë që do t’ju mundësojë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për të dalë për të bërë pazar, për të blerë ushqime, për të blerë ilaçe apo për të kryer një shërbim tjetër që të marrin një leje drejtpërdrejt nga smartphone apo me sms nga telefoni normal. Që do të thotë që në këtyë mënyrë vetëm një anëtar i familjes mund të lejohet të dalë për të bërë pazar, asnjë pensionist nuk do të lejohet të dalë më nga shtëpia.

 

 

 

Në situatën kur numri i të infektuarëve dhe jetët e humbura shënojnë rritje, kreu i qeverisë garantoi mjete të mjaftueshme mbrojtëse për mjekët në të gjithë vendin.

 

Unë mendoj që kjo është një luftë dhe luftë pa viktima nuk ka. Ajo që besoj është e rëndësishme është që të vazhdojmë të bëjmë këtë që po bëjmë dhe të ulim në maksimum numrin e viktimave dhe peshën e vuajtjeve që do të kalojmë deri në përfundim të kësaj lufte. Duke parë projeksionet e mundshme që janë publikuar nga individë të pavarur, patjetër që janë jetë të humbura. Por krahasuar me çfarë mund të ndodhte nëse nuk do të bënim këtë që po bëjmë, është një minimun i minimumit të minimumit. Para pak ditësh ndoqa një ekspert me një projeksion prej 18 mijë viktimash. Kështu që po bëjmë atë që duhet dhe po e bëjmë në kohën e duhur dhe uroj dhe lutem që ta bëjmë kështu deri në fund. Me siguri që do të minimizojmë fatalitetet.

 

Gjatë intervistës për Vizion Plus, kryeministri komunikoi edhe shifrën e plotë të shqiptarëve që do të riatdhesohen pas mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit. Nga e Hëna do të nis kthimi i tyre pa pagesë nga të gjithë vendet e Evropës ku kanë mbetur të bllokuar.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
covid-19 Emergjenca Pajisje rama Spitale

Nga e njëjta kategori

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

më shumë...

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

më shumë...

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum Policisë: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

më shumë...

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.