Ushtria dhe Policia në Itali kanë kthyer mbrapsht udhëtarët që ishin drejtuar për në Jug.
Kjo masë vjen pas urdhërit të ri të qeverise italiane për të mos lejuar më lëvizjen e shtetasve jashte komunës ku ata jetojnë.
Ky urdhër që është nënshkruar nga ministrat Luciana Lamorgese dhe Roberto Speranza, ka për qëllim shmangien e njerëzve që ikin në Jug, vetëm pak orë pasi kryeministri Giuseppe Conte shpalli ndalimin e aktiviteteve prodhuese. Ky dekret do të botohet në Fletoren Zyrtare ditën e hënë.
Pas direktivave të fundit që kufizojnë lëvizjen e njerëzve, kontrollet janë bërë edhe më të rrepta.
Pasagjerët, iu nënshtruan kontrolleve rigoroze dhe të ashpra mbi vetë-certifikimin, dokumentet dhe gjithashtu kontrollet e temperaturës së trupit.





