Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Mbyllet shkolla në Shqipëri, frikë nga koronavirusi

24 Shkurt 10:38

Frika nga koronavirusi mbyllën shkollën e parë në Shqipëri. Ndonëse ende nuyk kemi zyrtarisht një pacient të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, drejtoria e shkollës jopublike “Udha e shkronjave” njoftoi ditën e dielë se ka vendosur të mbyllë shkollën për dy javë nga frika e shpërthimit të epidemisë së virusit kinez në vendin fqinjë Itali. Ky vendim, shton drejtoria e shkollës, u mor pas konsultimit me  prinderit dhe specialistet. Afati I mbylljes së shkollës, citohet e tej në lajmërimin e bërë public në faqen online të këtij institucioni, mund të zgjatet ose të shkurtohet në varësi të gjëndjes.  Ky vendim thuhet  më tej në njoftim, nuk duhet parë si reflektim I ndonjë informacioni konfidencial por si pjesë e dyshimit publik. Megjithatë shkolla bëri të ditur s egjatë kësaj kohe është marrë masë nga drejtoria dhe stafi që mësimi të vazhdojë online.

 

 

Njoftimi i plotë

 

Drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave”, pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Itali dhe pas një konsultimi të ideve të ndryshme të prindërve (secili mori një formular me pyetje), por edhe të specialistëve, vendosi të mbyllë shkollën për një afat dyjavor. (Ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.) 

Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. 

Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme. 

Mësimet do të vijojnë normalisht ONLINE në forumet tona dhe që është një praktikë tashmë e provuar si e suksesshme. Orari i nisjes së mësimit online do të jetë 9:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00, sipas orarit që ka secila klasë.  

Urojmë gjithashtu që kjo masë t’ju shërbejë të gjithëve të marrin masa për njerëzit e tyre të afërm dhe mësuesit dhe stafi ndihmës të kenë kohë gjithashtu të kujdesen për familjet e tyre. 

Duke shfrytëzuar prindërit që kemi mjekë dhe farmacistë, mund të na drejtoheni për pyetje ose këshilla të ndryshme.  Shpresojmë që do të ndërtojmë një grup mjaft ndihmues për këdo që është në komunitetin e shkollës. Nga ana jonë përgjegjës për situatën, përveç drejtorisë, Artur Shkurti & Mirela Shkurti, do të jetë Fatos Xhemali, me përvoja me shumë vlerë me Kryqin e Kuq. Po ashtu edhe mësuesja e edukimit fizik Bardha Kordhoni.  

Artur Shkurti

Drejtor

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Frike koronavoirus Mbyllje shkolle Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen

më shumë...

Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara në televotim “kokë më kokë”

më shumë...

Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3

më shumë...

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh me fermerët e tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.