Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Franca: Zgjerimi i BE, jo burokraci

24 Janar 14:17

Franca i qëndron me vendosmëri propozimit për modernizmin e metodologjisë së zgjerimit duke e konsideruar atë aktualin si jofunksional dhe tepër burokratik. Në një intervistë për DW, europarlamentarja franceze, Natali Luazo ndër të tjera argumentoi se ndikimi rus në rajon është shqetësues dhe unioni deri më tani nuk ia ka dalë që të veprojë në mënyrën e duhur për ta ndaluar.

 

“Shihni rastin e Serbisë. Ajo është në proces, është duke zhvilluar negociata. Janë duke hapur e mbyllur kapituj duke qenë afër me Rusinë, më shumë se kurrë më parë. Diçka nuk po funksionon dhe ne nuk mund të mbyllim sytë përpara këtij fakti. Zgjerimi nuk është një çështje sloganesh apo biznes. Ne duam që vendet të përgatiten për tu futur në BE. Të mos dështojnë në zbatimin e reformave dhe të venë në rrezik projektin europian.”

 

Luazo e cila është anëtare e Parlamentit Europian në grupin liberal Renew Europe këmbëngul në idenë se sistemi ka dështuar.

 

“A mendoni se bisedimet e pranimit në BE janë receta e duhur për t’i bërë vendet që të distancohen nga Rusia? Shihni Hungarinë. Nuk funksionoi. Ne duhet të korrigjojmë të gjithë procesin e bisedimeve të anëtarësimit sepse ka dështuar. Çështja e zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor është çështje shumë serioze dhe nuk duhet lënë në duart e burokratëve.”

 

Ndërkohë një ditë më parë, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero konfirmoi se metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet shumë shpejt dhe se nuk synon asnjë ndryshim thelbësor të kritereve të pranimit por një rishikim paralel në mënyrë që të jetë më efektiv.

 

“Ne kërkojmë një proces që të funksionojë për të dyja palët. Ka një debat që po zhvillohet mbi ankesat që kanë edhe vende të tjera anëtare për sistemin aktual. Ballkani perëndimor është një prioritet për ne dhe ajo që duam të bëjmë është që metodologjia e zgjerimit të jetë më zyrtare, dinamike e politike. Dhe do të prezantohet shumë shpejt, përpara samitit të Zagrebit . E kemi bërë të qartë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kërkesat, tani është radha jonë të mbajmë premtimet.”

 

Presidentja e komisionit europain, Ursula Fon Der Lajen, më herët ka deklaruar se metodologjia e re e zgjerimit do të zhvillohet paralelisht me bisedimet për anëtarësimin e vendeve kandidate.

Posted Under:
Bota
Tagged:
BE Burokraci Franca Zgjerimi

Nga e njëjta kategori

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë

më shumë...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në Bregun Perëndimor

më shumë...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset një motoskaf në det

më shumë...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet amerikane në Iran

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.