Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë, ku si pasojë dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona ende të paidentifikuar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.





