Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Gjermania sulmon Francën: Po përpiqet të pengojë zgjerimin e BE

19 Nëntor 15:42

Nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Katja Leikert, në një përgjigje dhënë Deutsche Welle-s është shprehur me kritika ndaj propozimit të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit.

 

 “Është mirë që Qeveria Franceze po bën propozime konstruktive për procesin  e zgjerimit të BE-së, por nuk mund të ketë një reformë të procesit të zgjerimit, në të cilën të gjitha hapat e zgjerimit do të kundërshtohen me veto, derisa të ketë një dakordësim, siç e ka bërë Macron në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, i tha Katja Leikert Deutsche Welles të martën në Berlin.

 

 

Qeveria Franceze  ka shpërndarë javën e kaluar një propozim jozyrtar me disa pika për reformimin e procesit të zgjerimit. Ajo sugjeron që zgjerimi të bëhet për çdo kandidat në shtatë hapa. Dhe anëtarësimi të bëhet vetëm kur të jetë konsoliduar së brendshmi BE. Por, Leikert është e mendimit, se nëse në çdo të hapë do të ketë veto, atëherë Bashkimit Evropian do ta humbë besueshmërinë e tij te vendet e Ballkanit Perëndimor:

 

 

“Reforma të tilla kanë nevojë për kompromise dhe kompromiset kanë nevojë për kohë. Ne do të bëhemi besëprerë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse deri atëherë do t’i lëmë  në ngrirje të gjitha proceset e zgjerimit. Kjo duket më pak si një reformë e proceseve të brendshme sesa një përpjekje për të penguar zgjerimin”, është shprehur Leikert më tej për DW.

 

 

 

Po ashtu ajo kritikon edhe faktin që procesi është i prapakthyeshëm, në çdo hap të tij dhe vë në dukje pasojat negative që mund të sjellë një prapakthim i këtij lloji:

 

 

“Në dokumentin që vjen nga Parisi ka shumë ide të mira, por ka edhe shumë gjëra që nuk janë menduar deri në fund. Ka disa hapa integrimi thelbësore, si për shembull anëtarësimi në Bashkimin Bankar ose liritë e lëvizjes së personave, të cilat janë paraparë të ndodhin në një periudhë kur procesi i anëtarësimit është ende i prapakthyeshëm. Se cilat janë problemet dhe dëmet që vijojnë, kur zhbëhet një proces këtë e shohim më së miri tek Brexit-i. Duhet të shihet mirë nëse kjo do të funksionojë.”

 

 

Më parë edhe ministria e Punëve të Jashtme  e Gjermanisë i kishte thënë Deutsche Ëelle-s se reformimi i zgjerimit “nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Propozimi francez po diskutohet sot në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
BE CDU-CSU Francë Gjermani Pengese Zgjerim

Nga e njëjta kategori

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr. 3

më shumë...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

më shumë...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt në Administrative, shkak mungesa e avokatit Plarent Ndreca

më shumë...

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe certifikojmë edhe pilotët e rinj të vendeve të NATO-s

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.