Tuneli panoramik në aksin Tiranë –Elbasan ka përfunduar dhe tashmë është plotësisht i kalueshëm për të gjithë udhëtarët.
Përfundimi i punimeve u inspektua edhe nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.
Sipas Balukut, investimi kapte vlerën prej 458 milionë lekësh të akorduara nga buxheti i shtetit.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE
“Është një investim prej 458 milionë lekësh i cili është mbaruar para aftit dhe faktikisht është pjesa më e gjelbëruar e këtij aksi. Kjo është një vepër shumë e rëndësishme e aksit Tiranë-Elbasan, i cili siç dihet tashmë nga të gjithë ishte një aks problematik për shkak të mungesës së studimit gjeologjik në fazat fillestare, por gjithçka po përmbyllet me sukses dhe jemi në pritje që të përmbyllim këtë projekt ashtu siç kemi premtuar në fund të majit”.
Ndërsa Qato e cilësoi këtë tunel, si një vepër arti.
SONILA QATO
DREJTORESHA E ARRSH
“Kanë përfunduar punimet e veprës së artit për stabilizimin e rrëshqitjes në kilometrin 17 nga Tuneli në Elbasan, në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Tani më i gjithë aksi është në përdorim të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës”.
Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit.
Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë.






