Drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi dhe ajo e Tatimeve, Vasilika Vjero janë liruar nga detyra këtë të mërkurë.
Ikonomi do të zëvendësohet nga Drejtori I Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj ndërsa ajo vetë d otë marrë postin e zv/ministres së Financave.
Kurse në krye të Drejtorisë së Tatimeve është emëruar Enton Duro, I cili ka drejtuar drejtorinë e Taksës së Pasurisë.
Vendimet janë marrë në mbledhjen e qeverisë ku gjithashtu është emëruar edhe Prefekti i ri i Shkodrës.
Ai do të jetë Valdrin Pjetri.
Ndërsa në krye të Kadastrës është emëruar Artan Lame.




