“Manita” ne El Clasico ishte vërtet një shuplake e fortë drej Realit, kësaj skuadre që në mënyrë krejtësisht të cuditshme u transformua brenda pak muajve, si me magji.
Në maj shpalleshin kampion Europe për herë të 3 radhazi duke dominuar skenën futbollistike europiane por kjo nuk i mjaftoi që të qëndrojin “on top”..
Braktisja e anijes nga Zidane, largimi I Ronaldos, rezultatet negative të fillim sezonit me Lopeteguin dhe tani turperimi nga Barca në El Clasico…
Një supersfide e cuditshme , kështu dukej natyrisht dueli në Kamp Nou pa Messin dhe Ronaldon.
Por nëse tek Blaugranat kishte kush ta zëvëndësonte “pleshtin”, tek Reali, Ronaldo është një grope e madhe e hapur që vështirë se mund të mbushet, te pakten për një kohë të konsiderueshme. Pa portugezin skuadra duket gati gati një ekip I zakonshëm, të cilin e rreh Cska e Moskes, e mund Levante, dhe në fund e shkerrmoq Barcelona. Per Perez kjo ishte padiskutim një nga ditët më të errata në drjetimin e Los Blancos. Reagimi I tij ishte I shpejte. zyrtarizimi I shkarkimit të trajnerit është bërë të hënën në orën 21:00.
Klubi pasi e njoftoi një gjë të tillë për mediat nëpërmjet rrjetev sociale, konfitrmoi se ekipi për momentin do të drjetohet nag Santiago Solari ish futbollist dhe aktualisht trajneri I Real Madrid Kastija.. Gjatë kësaj kohe Perez mund të negocioje I qetë me trajnerin e ri, një emer që do të dalë nga kandidatë si Martinez, Blanc, Venger etj. Conte për momentin duket larg skuadrës spanjolle. Mbetet për tu parë cili do të jetë reflektimi I ekipit në fushën e lojës, një reflektim që duhet të jetë I shpejte, sepse një ekip si Los Blancos nuk mund tia lejojnë vetes të jenë në vendin e 9 në La Liga. Në këtë drjetim situata është vërtet dramatike…





