Vijon të jetë në gjëndje të rëndë drejtuesi I motorcikletes që u përplas në orët e vona të së hënës nga një makinë në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.
Mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” , Elbasan , përplasi mbrëmë me motoçikletën me targa AR 489.
Pas aksidentit drejtuesi i motoçikletës u transportua me urgjence në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë teksa gjëndja e tij shëndetësore vijon të jetë e tillë.
Ndrëkohe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.





