Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.




