Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e...

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon...

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600 mijë persona...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në...

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e të nxehtit...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet...

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon pemët në...

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të Regatës Ndërkombëtare Brindisi-Vlorë

3 Korrik 18:17

Marina Orikum, e para dhe e vetmja marinë aktive në Shqipëri, më 3-4 korrik, do të jetë edhe këtë vit porta mikpritëse e një prej ngjarjeve më prestigjioze të lundrimit në Mesdheun Lindor, duke mirëpritur edicionin e 15-të të Regatës Ndërkombëtare Brindisi-Vlorë, një traditë që prej vitesh forcon lidhjet mes Italisë dhe Shqipërisë përmes sportit, turizmit dhe kulturës detare.

Më shumë se një garë velash, kjo regatë përfaqëson një urë miqësie mes dy brigjeve të Adriatikut, ku pasioni për lundrimin bashkon ekuipazhe nga vende të ndryshme në një sfidë sportive të nivelit të lartë dhe në një përvojë unike njerëzore. Marina Orikum, si destinacion modern i nautikës shqiptare, konfirmon edhe një herë rolin e saj si qendra pritëse e këtij eventi me rëndësi ndërkombëtare, duke ofruar mikpritje dhe infrastrukturë të standardeve më të larta.

Regata, e cila nis nga porti i Brindisit dhe përfundon në Gjirin e Vlorës, pas një itinerari prej rreth 70 miljesh detare, mbledh në garë jahte monohull dhe multihull, ndërsa është e vlefshme për shpalljen e Kampionit Italian “Offshore ORC”. Fituesi që mbërrin i pari në kohë reale do të nderohet me Trofeun e Mikpritjes, simbol i mirëseardhjes shqiptare, ndërsa do të ndahen edhe Trofeu Mirko Gallone për fituesin absolut ORC, si dhe çmime për ekuipazhet më të mira në kategoritë respektive.

Atmosfera festive do të vijojë në Marina Orikum edhe pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku do të organizohet një After Party Live, duke e shndërruar mbylljen e regatës në një festë të vërtetë të detit. Mbrëmja do të sjellë në skenë dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka, të ftuar specialë që do të interpretojnë për sportistët, vizitorët dhe komunitetin e lundrimit.

Ky aktivitet forcon pozicionin e Vlorës dhe të Marina Orikum si një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për turizmin detar në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, sportin dhe mikpritjen shqiptare në brigjet e Adriatikut.

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale Uncategorized
Tagged:
Brindisi Marina Orikum regata Vizion Plus Vlore

Nga e njëjta kategori

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

më shumë...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëve europianë, arrestohet në Dhërmi “koka” e call center-ave

më shumë...

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

5:44

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon...

5:42

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)

5:35

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz...

5:34

“Ata nuk ishin atje për ne”, Trump:...

5:06

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:31

Ditët me temperatura të larta, ja si...

4:07

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1 mijë e...
  • Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, social...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.