Një ngjarje tragjike është shënuar mbasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.
Një grua 29 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Afërdita Xhilaj, e cila përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.
Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë policia e Vlores po kerr ne pyetje banorët dhe pushuesit ne kete zone dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





